Mediu: Në një vend pa institucione, opozita duhet të garantojë zgjedhje të lira

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me strukturat e PR-së, në Paskuqan, nga ku theksoi se opozita ka si detyrë parësore që të krijojë një raport besimi mes qytetarëve dhe politikës, si dhe të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Në fjalën e tij, Mediu tha se Edi Rama ka shkatërruar sistemin kushtetues dhe shtetëror në Shqipëri.
“Nuk ka më gjykata. Parlamenti është një parlament qesharak, por që luan tragjedi mbi kurrizin tonë për t’i shërbyer interesave të një regjimi korruptiv. Nuk kemi më një qeveri, por kemi vetëm një regjim të drejtuar nga një njeri që nuk pyet as për Kushtetutë dhe as për ligj. Europa dhe të gjithë e shohin qartë dhe ne nuk mund të pretendojmë të jemi vendi i Bashkimit Europian për sa kohë nuk ka Kushtetutë, nuk ka shtet, nuk ka institucione, nuk ka liri dhe të drejta për gjithsecilin nga ne. Kjo është një thirrje jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, të kuptojmë se kush është përpara; jemi ne apo është shteti. Ne e kemi ndërtuar shtetin për të na shërbyer ne, por për fatin e keq shteti është mbivendosur mbi ekonominë tonë, mbi jetën tonë, mbi të ardhmen tonë, mbi çdo gjë që ka të bëj me mundësinë për të ndërtuar ekonominë tonë familjare, ekonominë tonë kombëtare, për të ndërtuar lumturinë në Shqipëri”, deklaroi Mediu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.