Mediu, me studentë e pedagogë: Qeveria i është kundërvënë motos “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Profesor Selami Xhepa, Rektor i Universitetit Europian te Tiranës, zhvilluan nje bashkëbisedim me studentë, pedagogë dhe profesionistë të cilët kanë studiuar në Shqipëri, në vendet e BE dhe SHBA.

Në këtë takim, me rastin e 8 Dhjetorit, ditën e Lëvizjes Studentore, u diskutua edhe mbi protestat e studentëve, por dhe për gjendjen ekonomike e politike pas 30 vitesh në Shqipëri.

Profesor Selami Xhepa theksoi se Partia Demokratike, Partia Republikane si dhe e djathta ishin promotorë të zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe vlerave të demokracisë liberale në një shtet tërësisht te rrënuar politikisht dhe ekonomikisht nga diktatura komuniste si asnjë vend tjetër i lindjes komuniste.

“Motivi shqiptarëve, i cili u kthye në qëllim kombëtar ishte ‘Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa’, në partneritet me ShBA dhe BE për të integruar Shqiperinë dhe kombin shqiptar drejt strukturave Euro-Atlantike.” tha ai.

Mediu theksoi se, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, liberalizimi i vizave janë nga fitoret me rendësi të madhe historike për shqiptarët. Ai theksoi nevojën e një ndryshimi të domosdoshëm në qeverisje dhe Parlament, qëllimi ynë duhet të jetë ndertimi i Shtetit të së Drejtës, standardeve evropiane kushtetuese, ku përcaktohen qartë roli i 3 pushteteve, kontrolli dhe balancimi i tyre në mbështetje të lirive dhe të drejtave te qytetarëve shqiptarë.

Shumë studentë ngritën shqetësimin e pamundësisë për punësim, apo vleresim te meritës së tyre si dhe pamundësisë për të hapur dhe zhvilluar biznes, prandaj kjo situatë e rëndë ka detyruar bashkëmoshatarët e tyre të largohen nga Shqipëria.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.