Mediu me strukturat e partisë: Të ndalojmë përpjekjet për manipulimin e zgjedhjeve
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në takimin me kordinatorët e partisë në Tiranë, tha se Rama ka shkatërruar konceptin e shtetit dhe ka detyruar të rinjtë të largohen nga Shqipëria dhe ta shohin politikën si një gjë të pavlefshme. Ndërkohë që vuri në dukje qëllimin e politikës së djathtë, ku në qendër ka vetëm qytetarin dhe liritë e të drejtat e tyre.
“Edi Rama shkatërroi konceptin e shtetit për të thënë që shteti jam vetëm unë dhe e bëri këtë për interesat e veta të kontrollit politik dhe ekonomik të shoqërisë, por edhe për të larguar pjesën aktive të shoqërisë nga politika, për ta parë politikën si një gjë të pavlefshme.
Pushtetarët mendojnë se janë një pjesë ekstra, kanë një status extra ligjor dhe qytetarët janë njerëz që duhet vetëm të shkojnë si një turmë nga mbrapa. Kjo është politika që do të bëjë Edi Rama. E djathta ka një politikë tjetër; ajo vlen për qytetarin, për liritë dhe të drejtat e tij, edhe kur nuk i kupton, ta bëjmë ne si politikë që t’i kuptojë, t’i mbrojmë të gjithë së bashku. Po i lëshuam liritë dhe të drejtat sot, unë nuk e di se kur mund t’i rikthejmë më”, tha në fjalën e tij Fatmir Mediu.
Gjatë takimit kryetar i PR-së theksoj se vendimi iEdi Ramës për të ndakuar aktivitet politike të opozitës dhe jo mazhorancës me pretendimin e luftës kundër COVID-19 ka për qëllim të shkatërrojë zgjedhjet e 25 Prillit dhe të zëvendesojë marrëdhëniet e drejtpërdrejta me shqiptarët me manipulimin e një fushate virtuale dhe votimit online.
Mediu i bëri thirrje opozitës që të bashkohen në çdo qendër votimi për t’i vënë fre manipulimit të Edi Ramës dhe tendencës së tij për të kontrolluar gjithçka. Mediu nënvizoi se opozita duhet të reagojë sa më shpejt, në të kundërt do të jetë shumë vonë.
“Shqetësimi im është që Edi Rama po përgatitet për një fushatë të quajtur virtuale, për votime online nëpërmjet platformës E-albania. Opozita në qoftë se mendon se do të jetë vëzhguese e procesit dhe të shikojë se çfarë do të thotë pas procesit, asnjë gjë nuk ndryshon pas procesit. E vetmja mënyrë është që ne duhet të bashkohemi në çdo qendër votimi sot si opozitë dhe të përpiqemi që t’i vemë fre manipulimit, krimit, korrupsionit dhe t’i vemë fre tendencës së Edi Ramës për të kontrolluar çdo gjë në jetën tonë, sepse do të jetë vonë në qoftë se nuk reagojmë shpejt.”, u shpreh Fatmir Mediu.
Sorry, the comment form is closed at this time.