Mediu: Besoni dhe ëndërroni në moton e 1990; Shqipëria si gjithë Europa
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një takimi me të rinjtë e forumit rinor në ‘Don Bosko’, ka theksuar se është shumë e rëndësishme të kuptoni vlerën në jetë.
“Sfida më e madhe e njeriut në jetë është sfida me vetveten, sfida për të ndryshuar veten e tij, sfida për të realizuar qëllimet e tij, dhe të ëndërrosh, të besosh dhe të luftosh, është gjëja më e bukur që njeriu mund të ketë në jetë. Prandaj unë ju ftoj ju që të ëndërroni dhe të besoni që ajo që ne nisëm në vitet 1990, për t`a bërë Shqipërinë si gjithë Europa, mund të bëhet realitet nëpërmjet punës suaj. Por për të shkuar në zgjedhjet e 25 Prillit është e domosdoshme që gjithësecili nga ne të kuptojë vlerën e angazhimit të vet në politikë, është e domosdoshme të kuptojmë që sot, kemi përballë jo një parti politike, jo një qeveri, por një regjim të korruptuar dhe të inkriminuar, i cili në mënyrë të vazhdueshme po shkatërron jetën e qindra, mijëra familjeve shqiptare”, u shpreh ndër te jera ai.
Sipas Mediut, mbi gjysëm milioni shqiptarë, të rinj dhe të reja, profesionistë të zotë, janë larguar nga Shqipëria, dhe padyshim ka krijuar një kosto jashtëzakonisht të madhe në jetën tonë, në familjen tonë, ka krijuar një kosto sociale, një kosto të madhe ekonomike, të ardhmen e vendit tonë, por dhe një kosto jashtëzakonisht të madhe politike.
Sorry, the comment form is closed at this time.