Më 31 mars mbyllet ‘Këshillimi Kombëtar’

Kryeministri Edi Rama bën me dije se më 31 mars, mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar.

Që prej muajit janar, 513,790 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit.

Kush nuk e ka plotësuar ende pyetësorin, – shkruan Rama – ka edhe disa ditë afat për t’iu bashkuar nismës për të dhënë opinionin e tij.

“Më 31 mars mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, ku prej muajit janar përtej të gjitha pritshmërive, 513,790 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit tonë

Kush ende nuk është përfshirë ka të gjithë mirëkuptimin tonë dhe në çdo rast, ka edhe disa ditë që të mundet t’i bashkohet nismës për të dhënë opinionet e veta, përmes platformës www.keshillimikombetar.al apo duke kthyer me postë pyetësorët e plotësuar”, shkruan shefi i qeverisë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.