Mbyllet rinumërimi i 108 kutive për Durrësin, LSI nuk merr mandat

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, (KAS) ka përfunduar rinumërimin e votave për partitë në 108 kuti në qarkun e Durrësit, pas pranimit të kërkesës së LSI.

Nga 108 kuti të rinumëruara LSI s’ka rikuperuar asnjë votë nga 136 që kërkonte për të marrë mandatin. Nga 108 kuti të numëruara LSI ka humbur 1 votë, PD ka humbur 38 dhe PS 26 vota.

Për të bërë verifikimin dhe rinumërimin, ishin ngritur 8 grupe në sallën e KAS.

Pas rinumërimit të 108 kutive në Durrës, LSI ka kërkuar që të mos miratohet ky rinumërim, pasi është bërë në mënyrë jo objektive.

“Nuk kishte surpriza. Dihet që do të ishte si në Berat. Pjesa e vlerësimit të votave nuk ka qenë objektive. Janë rivlerësuar nga ana juaj vota gabimisht. Kërkojmë mosmiratimin e rivlërimit të votave të bëra nga ana juaj. Kërkojmë pavlefshmërinë në Qarkun Durrës”, tha përfaqësuesi i kësaj force politike, Altin Kaziaj.

KAS ka vendosur gjithashtu të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie dhe përsëritje të zgjedhjeve në Berat, Gjirokastër, Vlorë, Durrës dhe Shkodër, teksa pritet shqyrtimi i ankimimeve të tjera të bëra nga këto forca politike. Këto vendime, PD dhe LSI i kanë konsideruar “me prapavijë politike”.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.