Mbërrijnë në Presidencë emrat e ministrave të rinj
Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në institucionin e Presidentit të Republikës emrat e dy ministrave të rinj, me propozim të kryeministrit Rama, të cilët kërkojnë miratimin e Kreut të Shtetit për të marrë detyrën.
Bëhet fjalë për ministrin Bledi Çuçi, i cili është propozuar nga kreu i qeverisë për postin e ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, si edhe Milva Ekonomi, e cila propozohet për detyrën e ministres së Bujqësisë, në vend të Çuçit.
Sorry, the comment form is closed at this time.