Mbahet Konferenca Kombëtare e Gruas Republikane: Të gjitha gratë duhet të …

Partia Republikane organizoi Konferencën Kombëtare të Gruas Republikane.

Kjo konferencë u përshendet nga Euro Deputete, deputetë nga Kosova, Maqedonia, Auatria dhe Bullgaria si dhe kryetarja e grave demokrate Albana Vokshi.

Ato theksuan se: Të gjitha gratë duhet të luftojnë për të liritë dhe të drejtat e tyre Vokshi vuri në dukje se:

”Pavarësisht përpjekjeve tona, sakrificave të shumta, ne nuk ja kemi dalë dot që fëmijët tanë të jetojnë një jetë më të mirë, që të rinjtë të mos braktisin vendin, që varfëria të mos rritet dhe që shpresa të mos humbë në Shqipëri”.

Ky aktivitet ku moren pjese qindra gra në sallë dhe online u diskutua për angazhimin real të gruas në politikë dhe vlera që ato sjellin në jetën politike dhe shoqërore të Shqipërisë.

Gratë dhe vajzat që u bënë pjesë e kësaj konference, të gjitha të suksesshme në profilet e tyre profesionale, nëpërmjet fjalës së tyre, ato trajtuan problemet dhe sfidat që hasin, por dhe vendosmërinë për tu përballur me regjimin e korruptuar të Edi Ramës.

Në fund të konferencës, pasi dëgjoi të gjitha fjalimet e grave dhe vajzave, si dhe video-mesazhet nga eurodeputetet, fjalën e mori kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Duke vlerësuar rëndësinë e rolit të gruas në politikë, ai nxiti gratë që të flasin për veten, për Shqipërinë, por sidomos për politikat që përçajnë dhe përbuzin.

Mediu theksoi se gratë nuk duhet të lejojnë të tjerët të flasin për to dhe të mos pranojnë t’i përdorin thjesht për numra dhe kuota.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.