Marrëveshja me Britaninë/ Xhaçka: Do të nxisë tregtinë midis vendeve

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Britanisë.

Teksa përshëndet arritjen e kësaj marrëveshje, përmes një postimi në rrjetet sociale Xhaçka shkruan se është “një marrëveshje mbi partneritetin, tregtinë dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Anglisë. Ky hap i dytë në kornizën ligjore do të nxisë më tej tregtinë dypalëshe, do të harmonizojë marrëdhëniet ekonomike dhe do të heqë pengesat në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.