Manjani: Rama nuk më përfaqëson, ai më turpëron

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke komentuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama pas samitit të Brukselit
për Ballkanin Perëndimor, tha se deklaratat e Ramës ishin të papranueshme.

Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor i mbajtur të enjten e 23 qershorit nuk dha asnjë rezultat pozitiv, ashtu si kurse edhe pritej. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u duhet të presë për negociatat deri në një kohë të pacaktuar, nisur nga situata e fundit e brendshme në Bullgari me rrëzimin e qeverisë në momentin që pritej të hiqej vetoja për maqedonasit.

“Unë do isha 100% dakord me gjuhën e ashpër të Edi Ramës ndaj Europës së sotme politike nëse:

Shqiptarët do të lejoheshin të zgjidhnin lirisht, ndershëm dhe në mënyrë demokratike si çdo europian.

Demokracia të ishte rend sundues dhe jo autokracia.

Liritë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve të ishin po aq të garantuara nga një shtet jo partiak si kudo në Europë.

Ekonomia të zhvillohej e lirë dhe sipas tregut si kudo në hapësirën Europiane.

Shqiptarët të preferonin të rrinin në vendin e tyre si për punë ashtu edhe për shërbimet publike që i marrin në Europë.

Ambasada Amerikane të mbante të sillej si në çdo vend të Europës, squk dhe në mision të pastër diplomatik.

Shqiptarët të vidheshin dhe të gënjeheshin nga qeveria e tyre aq sa ç’gënjehen europianët nga qeverirë e tyre.

Qeveria t’i mbronte shqiptarët nga krizat e tregjeve të mëdha dhe jo t’i rripte.

Qeveria Shqiptare të ishte nën parlamentin, e dënueshme nga drejtësia dhe llogaridhënëse para publikut si çdo qeveri europiane.

Ja,vetëm kaq të bënte për vendin e vet dhe do isha me të.

Por gjuha e Tij sot e parë me syrin se çfarë i ka bërë e po i bën këtij vendi, ishte gjuhë cubash. Mund t’ja pranojnë nga pahiri ata që ai dhunon këtu në shpellën e tij, por jo në Europë.

Ai nuk më përfaqëson!

Ai më turpëron!”, shkruan Manjani.

Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur sot, nuk dha asnjë rezultat pozitiv, ashtu si kurse edhe pritej. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u duhet të presin për negociatat deri në një kohë të pacaktuar, nisur nga situata e fundit e brendshme në Bullgari me rrëzimin e qeverisë në momentin që pritej të hiqej vetoja për maqedonasit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.