Me PD-në apo PS-në? Maliqi: Në politikë, kurrë mos thuaj kurrë

Lefter Maliqi, aktualisht deputet i opozitës parlamentare, tha se anon nga opozita, por nuk e nuk përjashtoi mundësinë për t’iu bashkuar edhe Partisë Socialiste, gjë e cila do të varet dhe nga mënyra si do të veprojë opozita.

“Janari do më gjejë me një forcë politike. Koalicioni që do mbështes do të jetë fitore në qarkun e Beratit. Unë kam shumë miq të majtë dhe të djathtë. Unë bëj opozitën në Parlament, por kam shumë miq të mazhorancës. Kjo ka të bëjë me qëndrimet e mia. Në janar do jem i rreshtuar. Jam kontaktuar me forcat opozitare. Nuk kam refuzuar, por kam thënë do shikoj koalicionet e do vendos”, tha ai.

Sipas Maliqit, nëse opozita nuk shpall shpall koalicionet në dhjetor, atëherë rrezikojnë zgjedhjet: “Unë aktualisht vazhdoj të jem i zhgënjyer, për shkak të mosmbajtjes së premtimit. Opozita e bashkuar është me vonesë duhet të dalë drejt fitores të dalë në terren. Nëse nuk prezanton kandidatët në dhjetor rrezikon zgjedhjet”.

Maliqi shtoi se, momentalisht anon nga opozita, por nuk përjashtoi dhe mundësinë për t’u bashkuar me PS-në në zgjedhje, duke thënë se në politikë “kurrë nuk mund të thuash kurrë”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.