Majko: Adresari i emigrantëve nuk lidhet me të drejtën e votës

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka sqaruar se regjistrimi i adresave të vendbanimit të emigrantëve nuk lidhet me të drejtën e tyre të votës.

Gjatë raportimit për institucionin që drejton në nënkomisionin për diasporën, ministri tha se adresari është për vendbanimet, më pas emigrantët që do të votojnë do të regjistrohen për të hedhur votën e tyre.

Shameti: Na informoni për hapat e ndjekura për mundësojnë votën e emigrantëve….

Majko: Jemi në komunikim të përditshëm me KQZ. Roli im i rezervuar, sepse KQZ është gjykatë autonome, ajo ka të drejtën të ndërmarrë veprime. KQZ të veprojë sa më shpejt të mundet pozitivisht në këtë drejtim. Nuk ka nevojë të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Do të aplikojnë direkt në KQZ.

Elona Gjebrea: Si shkon kjo në raport me ligjin e vitit 2016?

Majko: Nuk ka të bëjë me të drejtën e votës. Është krijuar një kakofoni. Duket sikur por të mos kesh deklaruar adresën, ti nuk merr të drejtë të votosh. Nuk është kështu. Në KQZ do regjistrohen drejtpërdrejt.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.