Macron: Vendimi i sotëm i dërgon një sinjal të fortë Rusisë

Duke folur në një konferencë shtypi, së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti francez Macron tha se vendimi i sotëm për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit për në BE i dërgon “një sinjal të fortë Rusisë”.

“Mesazhi që u dërgua sot është shumë i qartë dhe ne sapo e pamë me Presidentin Zelensky. Është një mesazh shumë i fortë, koherent me atë që Evropa jonë ka ditur të bëjë që nga dita e parë e konfliktit. Që është: reagimi i shpejtë, historik dhe i bashkuar; përmes sanksioneve, dy ditë më vonë dhe gjashtë herë që atëherë; përmes mbështetjes makroekonomike, ushtarake dhe financiare për Ukrainën; dhe tani përmes këtij gjesti politik”, tha Macron.

“Kjo Evropë e fortë, e bashkuar, ka qenë në lartësinë e detyrës”, shtoi ai.

“Ne ia kemi borxh këtë popullit ukrainas, i cili po lufton për të mbrojtur vlerat tona, sovranitetin dhe integritetin territorial. Dhe ne i detyroheshim gjithashtu Moldavisë në lidhje me situatën e saj politike, për përpjekjet për destabilizimin që po përjeton dhe bujarinë që tregoi në kontekstin që sapo përmendëm”, tha Macron.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.