LSI i përgjigjet Veliajt për programin elektoral: Me ikjen e Ramës vjen …
Ish-deputetja, Floida Kërpaçi ka reaguar nga kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj teksa ky i fundit në një intervistë për ‘’News24’’ kritikoi programin elektoral të LSI.
Kërpaçi thotë se Veliaj sulmon programin e LSI pasi e di që me ikjen e Ramës më 25 prill vjen dhe fundi i tij.
STATUSI NGA FLOIDA KËRPAÇI
Kryemashtruesi i Bashkisë Tiranë e di që në 25 Prill me ikjen e Ramës vjen dhe fundi i tij.
Ndaj dhe sot sulmonte programin e LSI që synon mbështetje për të rinjtë e vendit.
Sa i përket rindërtimit, është e sigurtë që me LSI në qeverisje qytetarët e dëmtuar do marrin 100% metrat katror të shtëpive dhe dyqaneve të tyre, aty ku i kanë e me ndërtime më cilësore se ç’mund ti kishin; ndryshe nga plani i tij për të ndërtuar kullat e mafias mbi shtëpitë e banorëve të Kombinatit dhe jo vetëm, duke i degdisur larg vendbanimeve të tyre.
Më 25 Prill krijohet një shpresë e re përmes programit tonë që do përcaktojë Shqipërinë e dekadës🇦🇱
Vendi i vetëm për gënjeshtarët kronikë do të jenë shkollat e riedukimit.
Sorry, the comment form is closed at this time.