LSI denoncon shtimin e numrit të rrëmbimeve në Vlorë
Lëvizja Socialiste për Integrim në Vlorë ka denoncuar rrëmbimet e ndodhura në Vlorë. Në një prononcim për mediat, zëdhënësi i LSI të Vlorës, Gëzim Lacaj tha se, rrëmbimet e ndodhura në këtë qytet kanë njohur një shtim gjatë qeverisjes së kryeministrit Rama.
“Sipas burimeve zyrtare, që prej kur Edi Rama është kryeministër e deri sot, janë referuar në Prokurorinë e Vlorës rreth 80 raste të rrëmbimit dhe të zhdukjes së personave.
Vetëm në vitin 2016 kur kanabizimi i Shqipërisë arriti kulmin, janë rrëmbyer dhe zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, 16 qytetarë të Vlorës, fatin e të cilëve nuk e di askush.
Nuk është e rastit që sa herë rriten sasitë e kultivimit të drogës, shfaqen edhe rastet e rrëmbimit të qytetarëve, siç ndodhi edhe në tetor të këtij viti, kur u shënua rrëmbimi i radhës së një qytetari nga Vlora”, tha ndër të tjera Lacaj.
Sorry, the comment form is closed at this time.