Lleshaj: Çfarë e ndau Shqipërinë nga kanabisi? Arrestimet e fundit…
Ish ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një postimi në Facebook thotë se operacionit antidrogë janë “arsyet e këtij suksesi historik janë vullneti i paepur politik, angazhimi i fortë policor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
POSTIMI I LLESHAJT
Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi
Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë. 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019.
Arsyet e këtij suksesi historik gjenden tek shumë faktorë, ku po veçoj:
- Vullneti i paepur politik;
- Angazhimi i fortë policor;
- Bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë.
Operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, ku u shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policisë, është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor.
Faleminderit Italisë për pjesëmarrjen në këtë luftë fitore të rëndësishme
Sorry, the comment form is closed at this time.