Listat 100% të hapura, Kushtetuesja shqyrton padinë

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi të martën kërkesën e Astrit Patozit dhe Myslym Murrizit për të rrëzuar vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për hapjen e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë.

Në Gjykatën Kushtetuese, Murrizi kërkoi që të zhbëhet një vendimmarrje që në 25 prill i dha mandat deputeti shumë kandidatëve që nuk morën vota.

“Kërkova shfuqizimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, si i papajtueshëm me nenin 64 të Kushtetutës, që jep mundësinë qytetarëve për të dhënë parapëlqyese në jo më pak se një të tretën e listave. 17 nga 59 deputetë të PD dhe aleatët nuk do të ishin në sallë, 9 nga 74 deputetë të PS nuk do të ishin në sallë.”

Përfaqësuesi i Kuvendit, Viktor Gumi i tha anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese se vendimi i Kuvendit të Shqipërisë është i ligjshëm. Gumi theksoi se synimi i kodit ka qene qe renditja te jete e ndryshueshme dhe se nuk është detyrim qe vota preferenciale te jetë kusht për renditjen.

Sipas përfaqësuesve të Kuvendit, Kushtetuta nuk kërkon që lista të jetë e hapur 100 për qind. Është në dorën e ligjvënësve ta përcaktojnë.

Pritet që Gjykata Kushtetuese të shprehet ditët e ardhshme nëse do të detyrojë Kuvendit që të ndryshojë Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën që në zgjedhjet e ardhshme listat e kandidatëve për deputetë të jenë 100% të hapura

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.