Habit Berisha fton Yuri Kim në Kuvendin e 11 dhjetorit

Pak ditë na ndajnë nga 11 dhjetori, dita që mund të vendosë fatin politik të dy liderëve të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Dje, Berisha mbajti “foltoren” online me shqiptarët në Amerikë, shteti që e shpalli “non grata”.

Një “non grata” nga DASH dhe një përjashtim (i përkohshëm) nga kryedemokrati Lulzim Basha për liderin historik të PD-së, ka trazuar ujërat mes të djathtës shqiptare.

Berisha, përveç padisë në Francë për Sekretarin Antony Blinken, edhe në Shqipëri ka nisur një tjetër lëvizje, PD e Berishës kundër PD së Bashës.

Pas “Foltores” së parë në Tiranë, që nga shtatori, Berisha ka lëvizur në dhjetra qytete të vendit, duke u kërkuar votën demokratëve që të rimarrë partinë që themeloi më shumë se 3 dekada më parë.

“Foltoren” e fundit, Berisha do ta mbajë me 8 dhjetor në “Qytet Studenti”, vendi dhe data që kujtohet si përmbysja e komunizmit dhe vendosja e demokracisë.

Në Kuvendin e 11 dhjetorit Berisha ka ftuar ambasadorët e huaj në Shqipëri. Listës së ndërkombëtarëve nuk mund t’i mungonte as ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Ambasadorja amerikane ka pohuar se në raste se Sali Berisha merr partinë demokratike, SHBA do ti ndërpres marrëdhëniet me PD.

Qëllimi i këtij kuvendi me 11 dhjetor i cili përkon edhe me ditën e themelimit të partisë demokratike. Firmat e mbledhura të cilat ishin në kasafortën e Palokës tashmë nuk dihet ku janë pasi janë zhvendosur.

Lëvizje kjo e kontestuar nga PD-ja zyrtare edhe vetë Basha, dolën dhe kërkuan depozitimin e formave për verfikim tek protokolli, duke kundërshtuar “kasafortën” e Palokës.

Tashmë numërimi mbrasht ka filluar, stadiumi “Air Albania” po bëhet gati të mbahet kuvendi, Berisha në njërën nga foltoret tha se presim që edhe koha të jetë e mirë. Deri më 11 dhjetor jemi në pritje të asaj çfarë do ndodhë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.