Ruçi tërhiqet nga politika: Në shtator dorëzoj mandatin (Fjalimi)

Gramoz Ruçi: Kur unë nisa rrugëtimin tim të kësaj maratonës së gjatë politike, 30-vjeçarët që janë sot në këtë Kongres nuk kishin lindur akoma.

Kur unë nisa këtë rrugëtim, 5-vjeçarët e 91-shit sot janë 35 vjeç dhe janë këtu.

Kur unë nisa këtë udhëtim 10-vjeçarët e 91-shit janë 40 vjeç dhe janë këtu.

Natyrshëm gjatë këtij mandati që po përfundojmë me mua ka jetuar një pyetje, kur dhe ku unë Gramoz Ruçi do të deklaroj fundin e kësaj maratone time politike?

Unë kam zgjedhur sot, se s’ka më mirë se 30-vjetori i PS, që ne kemi fituar mandatin e 3-të të qeverisjes, s’ka më mirë se pas disa muajsh unë kam dhe një përvjetor tjetër personal, 70-vjetorin e ditëlindjes që të deklaroj këtu para jush se në 9 shtator që nis legjislatura e re nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë Partia Socialiste dhe dhe socialistët e Fierit, se nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ të zgjedhur ekzekutiv të familjes time politike që më ka dhënë kaq shumë në këto 30 vjet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.