Rama emëron pasuesin e Sandër Lleshaj. Ndryshime në qeveri
Kryeministri Edi Rama bën të ditur se do të dërgojë për dekretim te Presidenti Ilir Meta emrin e Bledi Çuçit për ministër të Brendshëm. Ndërkohë këtë të fundit do e zvendësojë Milva Ikonomi në postin e ministrit të Bujqësisë.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama
Sorry, the comment form is closed at this time.