LAJMI I FUNDIT/ Kuvendi do të votojë sot dy ministrat e rinj të qeverisë
Kuvendi ka futur në rendin e ditës votimin e dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi ministër i Brendshëm, dhe Milva Ekonomi ministre e Bujqësisë, të dekretuar po sot nga Presidenti Ilir Meta.
Kërkesa për ndryshimin e rendit të ditës është depozituar nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, me dakordësinë edhe të kryetarëve të grupeve të tjera parlamentare.
“Kam depozituar një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës. Kam kërkuar të përfshihen në rendin e ditës dekretimet e Presidentit për ndryshimet në qeveri. Për hir të konsensusit, u kam kërkuar mirëkuptimin e tre kryetarëve te grupeve parlamentare. Ata kanë shprehur dakordësinë për këtë ndryshim që ministrat e rinj të marrin detyrën sa më shpejt”, tha Balla.
Sorry, the comment form is closed at this time.