Kush do ta zëvendësojë Sandër Lleshajn në Ministrinë e Brendshme? Deputetja e PS: Një grua…

Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea është pyetur ditën e sotme se kush do jetë emri i mundshëm i cili mund të zëvendësojë Sandër Lleshajn në postin e ministrit të Brendshëm.

 Por për këtë deputetja e PS-së u shpreh se vendimi është ekskluzivitet i vetë kryeministrit Rama.

“Kjo është një ekskluzivitet i kryeministrit. Nuk mund të them asgjë, dhe nuk kam informacion për këtë. Padyshim që edhe një grua në ministrinë e Brendshme do të ishte një arritje. Çfarëdo që të jetë, kryeministri do ta gjejë pozicionin dhe kandidaturën më të mirë për ministrin e Brendshëm”, shtoi ajo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.