Kush do e pasojë Sandër Lleshajn? Rama merr sot vendimin
Sot pritet të pubikohet emri i pasuesit të Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm. Dorëheqja e tij erdhi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Vrasja e të riut solli një valë protestash në Tiranë e më gjerë duke kërkuar që ministri dhe kreu i policisë së shtetit të jepnin dorëheqjen.
Në media janë përfolur disa emra si pasues të mundshëm të Lleshajt mes të cilëve Elisa Spiropali. Mimi Kodheli, Romina Kuko etj. Gjithashtu është përmendur dhe emri i Taulant Ballës, kreut të grupit socialist. Ky i fundit në një prononcim për mediat dy ditë më parë e hodhi poshtë këtë duke thënë se sekretari i partisë nuk mund të mbajë post ministror.
Sorry, the comment form is closed at this time.