Kurimi nga COVID-19 në banesë, barnat që përcakton vendimi për rimbursimin
Zbardhet vendimi për rimbursimin e medikamenteve për personat e prekur me COVID-19 dhe që ndiqen në banesë.
Sipas urdhërit të datës 19 nëntor, të gjithë të prekurit me COVID-19 dhe që kanë një gjendje të lehtë deri të mesme të sëmundjes, do të ndiqen në banesë dhe do të përfitojnë rimbursimin e ilaçeve dhe vitaminave në vlerën e 1650 deri në 10.900 lekë.
Urdhri i siguruar nga “Tv Klan” rendit edhe barnat e përcaktuara për trajtim. Një i prekur në formën e lehtë do të marrë paracetamol, aspirinë, ibuprofen, vitaminë D, vitaminë C, azitromicinë dhe levofloxacin.
Ndërsa një rast i moderuar, përveç antibitiotikëve dhe vitaminave, mund të marrë edhe dexamethason 0.5 mg dhe antikoagulant apixaban 5 mg (xarelto) dhe rivaroxaban 15 mg (xarelto). Dy të fundit merren vetëm në rastin kur personi i prekur me COVID ka sëmundje bashkëshoqëruese. Të dy skemat e trajtimit të pacientëve me COVID do të përfitojnë ilaçe falas vetëm për një muaj.
Mjeku i familjes, pasi të ketë zgjedhur kategorinë Sars Cov-2 si dhe diagnozën COVID-19 formë e lehtë ose e mesme sipas udhëzimit mbi ndjekjen në shtëpi të rasteve me infeksion të COVID-19 do të bëjë përshkrimin e barnave siç përcaktohet në udhëzim. Kohëzgjatja maksimale e trajtimit do të jetë jo më shumë se 1 muaj dhe nuk do të kalojë vlerën e rimbursimit të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Në vend janë afro 20 mijë raste aktive pozitiv COVID. Më shumë se gjysma janë në kryeqytet, ndjekur më pas nga Fieri, Durrësi, Korça dhe Vlora.
Sorry, the comment form is closed at this time.