Rusia reagon me të “njëjtën monedhë”, dëbon diplomatin shqiptar

Rusia ka dëbuar nga vendi i saj një diplomat shqiptar.

Ende nuk dihet se për cilin diplomat bëhet fjalë, por sipas ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, dëbimi i një diplomati shqiptar është në përgjigje të Shqipërisë, e cila dëboi një diplomat rus, më 21 janar 2021, me pretendimin e shkeljes së masave anti-Covid, shkruan media “Sputnik”.

Diplomati shqiptar ka 72 orë afat për t’u larguar nga terrirori i Rusisë.

Ky dëbim vjen pak javë, pasi shteti shqiptar shpalli “non grata” diplomatin rus, Alexey Krivoshev. Arsyeja e deklaruar e dëbimit ishte shkelja e masave anti-Covid.

Dëbimi nuk u prit aspak mirë nga Rusia, e cila paralajmëroi se do të reagonte me të “njëjtën monedhë”

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.