Ku gaboi Ahmetaj? Rama shmang përgjigjen

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje pas mbledhjes së Kryesisë së PS.

Ai është pyetur nga gazetarët se ku gaboi Arben Ahmetaj që nuk ka më asnjë post në parti.

“Nuk ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Jemi shërbëtorë dhe secili ka rolin e vet. Kjo është një skuadër dhe secili lojtar ka rolin e tij”, tha Rama, pa dhënë një përgjigje konkrete.

Kreu i qeverisë shtoi se mbledhjen e sotme janë diskutuar ndryshimet organizative në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale: “Këto janë ndryshime të natyrës organizative. Nuk janë ndryshime qeverie. Të gjithë kanë detyra dhe ndryshimet e pozicioneve në kushtet ku ne jemi drejt një fushate janë gjçja më e natyrshme”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.