Kryesia e OSBE gjatë 2020/ Ambasada Gjermane: Shqipëria, punë shumë të arrirë në Tiranë dhe Vjenë
Ambasada Gjermane në vendin tonë ka vlerësuar punën e Shqipërisë në drejtimin e OSBE-së përgjatë vitit 2020, vit në të cilin bota u përball me pandeminë e COVID-19.
Përmes një mesazhi, ambasada thotë se “në kohë jashtëzakonisht të vështira, Shqipëria ka bërë një punë shumë të arrirë me stafin e saj në Tiranë dhe Vjenë”.
Aktualisht kryeministri Edi Rama, po mban fjalën e tij përmbyllëse në Ministerialin e OSBE.
Mesazhi i Ambasadës Gjermane në Tiranë
Falenderimet dhe urimet tona të sinqerta për drejtimin e suksesshëm shqiptar të OSBE-së për vitin 2020. Në kohë jashtëzakonisht të vështira, Shqipëria ka bërë një punë shumë të arrirë me stafin e saj në Tiranë dhe Vjenë. Kjo shihet gjithashtu tek Këshilli Ministerial, i cili aktualisht po zhvillohet virtualisht dhe në Tiranë, dhe ku po merren përsëri vendime të rëndësishme, ndër të tjera emërimin e katër pozicioneve të larta.
Ministri i Jashtëm Heiko Maas falenderoi Presidencën Shqiptare për punën e palodhshme dhe theksoi rëndësinë e OSBE-së: “Ne duam një OSBE të fortë e cila është në gjendje të veprojë. Unë i përgëzoj përzemërsisht kandidatët e suksesshëm, ndër tyre dhe zonjën Helga Schmid, për emërimin e tyre! Ne do t’ju mbështesim në punën tuaj kudo që të mundemi“.
Sorry, the comment form is closed at this time.