Kryesia e Korçës, pro Bashës? Reagon Spaho: Salianji gënjen

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha sot pasdite se 100% e anëtarëve të Kryesisë së Korçës mbështesin mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor.

Por menjëherë ka reaguar drejtuesi i Qarkut në Korçë, deputeti Edmond Spaho, i cili thotë se Salianji gënjen.

Sipas tij, në mbledhjen e zhvilluar nga Salianji, nga 33 anëtarë kryesie të Korçës, kanë marrë pjesë vetëm 12, nga të cilët 4 janë mbështetës të ‘Foltores’.

Gjithashtu, Spaho shton se propaganda e Salianjit dështoi edhe në Maliq, ku nga 10 anëtarë të Kryesisë, 9 janë që Kuvendi të mbahet në 11 dhjetor, ndërsa vetëm një, babai i deputetit të Bashës, është për mbledhjen e 18 dhjetorit.

“Lajmi është i gënjeshtërt. Më pak se gjysma e anëtarëve të Kryesisë kanë qenë prezent. Korça ka 33 kryetarë grupseksionesh kanë qenë 12, ndërsa 21 të tjerë nuk ishin. Nga këta 12, 4 janë mbështetës të ‘Foltores’. Ajo që ka thënë ai është për të manipuluar opinionin publik. Akoma më keq i ka patur punët në Maliq. Nga 10 grupseksione që ka Maliqi, 9 janë për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, vetëm një, i ati i Salianjit, është për në datën 18.

Si në Korçë, dhe në Maliq mbledhjet janë tentuar të mbahen në ilegalitet. Unë që jam drejtuesi i qarkut nuk kam dijeni. Janë 10 persona që nuk kanë lidhje fare me Kryesinë. Janë më pak se gjysma e Kryesisë si numër, rreth 10 prej tyre nuk kanë të bëjnë fare me Kryesinë. Pra, ajo që thotë se Kryesia e Korçës mbështet 100% Kuvendin e 18 dhjetorit, është gënjeshtër”, theksoi Spaho.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.