“Kokë më kokë”/ Rama takon Erdogan tek “Shtëpia Turke” në Nju Jork

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Nju Jork (New York), ku po marrin pjesë në Asamblenë e 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas mediave turke, takimi u mbajt në ‘Turkevën’ e sapohapur (Shtëpia Turke), dhe ishte i mbyllur për mediat, ndërkohë që zgjati për rreth një orë.

Më pas, Erdogan u takua me ish-presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç dhe ish-presidentin e Bullgarisë, Petar Stoyonov.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.