Kryemadhi takon ambasadorin e ri të OSBE: 25 prilli do të jetë referendum
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar sot me ambasadorin e ri të OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.
Në një postim në Facebook, Kryemadhi shprehet se me diplomatin e OSBE ka diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit dhe sfidat që e presin Shqipërisnë.
“Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Shkëmbyem mendime mbi procesin zgjedhor të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë. Prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe përpara, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve.
Kjo është një sfidë jo vetëm e prezencës së OSBE këtu, por për të gjithë aktorët politikë dhe sidomos e opozitës shqiptare. Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesëmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri”, shkruan Kryemadhi.
Sorry, the comment form is closed at this time.