Kryemadhi: Rinia e sotme mund t’i japë Shqipërisë drejtimin e ri për të cilin kemi nevojë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Për Integrim, Monika Kryemadhi, duke përkujtuar 8 Dhjetorin, ditën e Lëvizjes Studentore në 1990, që shënoi edhe lëvizjen kundër diktaturës, u shpreh se ka ardhur koha që rinia e sotme shqiptare të punojë për drejtimin dhe zhvillimin e Shqipërisë

Postimi i Plotë
30 vjet më parë, rinia e Shqipërisë ndezi një shpresë të re duke i dhënë vendit tonë një drejtim të ri. Kurajoja dhe vizioni i tyre çeli rrugën e afrimit të vendit tonë me familjen Europiane.
Ashtu si të rinjtë e 30 viteve më parë, është rinia e sotme që mund t’i jape Shqipërisë drejtimin e ri për të cilin kemi nevojë. Një Shqipëri ku kushdo gjen shpresë, ku të gjithë kanë mundësi për punësim të mirëpaguar, ku çdo shqiptar ëndërron ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e tij. Unë do të vazhdoj të mbështes të rinjtë, jo vetëm me fjalë por me veprime, sepse është rinia e sotme që do të krijojë një të nesërme më të mirë në Shqipëri. Ne duhet të punojmë për të mbështetur fort brezin e ri dhe t’i japim atyre të gjitha mundësitë që kanë nevojë për të qëndruar në Shqipëri.
Kemi nevojë për ndihmën e brezit të ri, që ta ndihmojë Shqipërinë të distancohet nga dështimet dhe që misioni kombëtar ‘Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’, i cili ka 30 vjet që kumbon si thirrje, të mos përplaset më në murin e një politike që nuk dëgjon, por vetë ata të ndërtojnë Shqipërinë shtëpi të tyre.
Shqipëria duhet të flasë më shumë me zërin e të rinjve të mrekullueshëm që kemi!
Është koha e tyre!
Le t’i dëgjojmë!

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.