Kryemadhi: Rama të lërë mashtrimet, të ngrejë pagat

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me disa gra të Fierit. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi u shpreh e bindur se LSI do të dalë forcë e parë në Fier.

Po ashtu, Kryemadhi duke iu referuar deklaratave të kryeministrit në Shkodër lidhur me fasoneritë, tha se me rënien e ekonomisë, çdo fabrikë fasonistësh humbet të paktën me qindra mijëra euro për shkak të kodit doganor dhe ligjeve absurde të Edi Ramës.

“Të gjithë dëgjuat batutat qesharake të kryeministrit që bënte në Shkodër për punëtorët që do të vijnë nga Bangladeshi dhe të gjithë gazetarët dhe rrjetet sociale u morën me meme, sesi mund të ndodhte po të vinin punëtorët nga Bangladeshi, por asnjëri nga ne nuk foli sesi ata që kanë fasonët e dinë shumë mirë dhe e kanë të pamundur për të paguar rrogën e një punëtori në fason me 400 mijë lekë. Por përkundrazi, mezi e realizojnë që t’u japin pagën punëtorëve. Sepse me rënien e ekonomisë, çdo fabrikë fasonistësh humbet të paktën me qindra mijëra euro për shkak të kodit doganor, të ligjeve absurde të Edi Ramës, për shkak të çdo abuzimi dhe shkatërrimi të ekonomisë shqiptare.

E pra para se të marri dhe të bëjë rrogat e punëtorëve nga Bangladeshi, nga Pakistani e nga të dojë ai me 400 mijë lekë, të bëjë rrogat e punëtorëve shqiptarë dhe t’u japë shansin dhe mundësinë bizneseve shqiptare që të bëjnë rrogat minimale me 400 mijë lekë. Me mashtrime të tilla shqiptarët janë lodhur, kanë 8 vite që e dëgjojnë atë që gënjen. 4 vjet me kusi e timon, i vetëm fare dhe ja ku jemi sot. Taksa më të larta, çmime më të larta, biznese të mbyllura, fëmijë të larguar nga Shqipëria, shkolla të shkatërruara, spitale të rrënuara, shërbim shëndetësor skandaloz, faturat e ilaçeve më të larta se kudo tjetër. E pra kjo është ai që ai kërkonte, të pasuronte veten dhe oligarkët e tij dhe të varfëronte qytetarët”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.