Kryemadhi: PD dhe PS vonuan zyrtarizimin e fletës së votimit

“PD dhe PS bashkëpunuan midis tyre për të vonuar sa më shumë printimin e fletës së votimit në mënyrë që të shfokusonin votuesit”.

Kështu u shpreh në emisionin “Real Story” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Teksa sqaroi të gjitha etapat që PD dhe PS ndërmorën për të vonuar printimin e fletës së votimit, Kryemadhi tha se për herë të parë në historinë e zgjedhjeve fleta e votimit u printua vetëm 18 ditë para, duke mos dhënë mundësinë për t’u shpjeguar votuesve mënyrën e votimit dhe duke krijuar konfuzion, i cili solli dhe numrin e lartë të votave të pavlefshme.

“Ne e dimë shumë mirë që PD ka qenë një nga hartuesit kryesor të kodit zgjedhor. A mund të më shpjegoni se si një nga hartuesit kryesor të kodit zgjedhor çon në KQZ listën me 251 emra? Pra, ose ke deficencë mendore ose je diabolikisht i poshtër. Pse e them këtë? Dhe 12 parti çojnë 153 emra, pse ti që je hartuesi i Kodit Zgjedhor çon 251 emra? Sepse këtu vijmë pastaj dhe tek lista përbashkët që thoni. Sepse këtu kemi vonuar dy javë fletën e votimit. Sepse KQZ ja hedh poshtë, shkon në KAS 4-5 ditë”, tha Kryemadhi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.