Kryemadhi: Jo çdo politikani që kërkon të kontrollojë jetën tonë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vijuar turin e saj elektoral në qytetin e Lushnjes.

Gjatë një takimi ku bëri prezantimin e kandidatëve të LSI-së për zonën ajo u shpreh se së bashku më 25 Prill do të fitojnë betejën kundër bandave dhe atyre që kërkojnë të bëjnë pazare me jetën e shqiptarëve.

”Ta drejtojnë këtë vend burrat dhe gratë, të cilët nuk ikën nga Shqipëria, por përkundrazi qëndruan këtu. Ta drejtojnë djemtë dhe vajzat që nuk e tradhtuan vendin e tyre, por përkundrazi po luftojnë dhe po përballen çdo ditë me të ardhmen e tyre.”– u shpreh ajo.

“Dhe 11 ditë nga sot na ndajnë nga data e ndryshimit nga 25 prilli. Do dëgjoni pafundësisht lajme, do ju trokasin në dyert e shtëpive me qeset e ushqimeve, për të blerë varfërinë e 8 viteve. Do të vijnë dhe do të ushtrojë presion, do të vijnë dhe do ju kërcënojnë me certifikatat e legalizimeve, do vijnë tu presin energjinë elektrike, do vijnë tu presin ujin, do ju shtojnë taksat, do ju shtojnë çdo gjë. Mos u tërhiqni por qëndroni bashkë në 25 prill për të votuar për familjet tuaja, për të votuar për Shqipërinë që të bëhet shtëpi e shqiptarëve dhe për ti thënë jo çdo lideri që kërkon të kontrollojë jetën tonë.

Jemi partia e nënave që falin jetën për fëmijët, ne jemi partia e vajzave që luftojnë çdo ditë për prindërit e tyre. Jemi partia e djemve që bëjmë çdo gjë për të mbajtur shtëpinë në këmbë. Ne jemi partia e familjeve shqiptare. Ne jemi partia e të gjithë atyre që duan të sjellin ndryshimin më 25 prill. Qëllimi ynë nuk është të ndërrojmë një parti në pushtet me një parti tjetër në pushtet. Qëllimi ynë është të krijojmë vende të reja pune. Qëllimi ynë është që fermerët e Lushnjes dhe Divjakës të garantojnë shitjen e prodhimit. Qëllimi ynë është që bizneset të lulëzojnë në gjithë Shqipërinë. Qëllimi ynë është që turizmi në Divjakë, në Seman, e kudo të lulëzojë për të krijuar vende pune dhe mundësi të zhvillimit të ekonomisë. Qëllimi ynë është që Universiteti Bujqësor të ketë përfaqësinë e vet këtu, sepse o mësohet bujqësia në vendin më të bekuar, për bujqësinë siç është Lushnja ose nuk mund ta mësosh diku tjetër.

Qëllimi ynë është të rikthejmë intelektualët, të rikthejmë dijen, të rikthejmë atë për të cilën ne kemi më shumë nevojë. Të rikthejmë më shumë dashuri për njëri tjetrin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.