Kryemadhi: Do ta heqim taksën e “Rrugës së Kombit”

Gjatë një interviste për mediat në Kosovë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u angazhua për heqjen e taksës së “Rrugës së Kombit”, duke theksuar se dy vendet nuk do të ndahen nga taksat financiare.

“ne do ta kthejmë mbrapsht atë taksë. Atë që nuk na ndanë dot shekujt, nuk mund të na ndajnë dot pejtollet e rrugëve, kështu që të jeni të bindur që shumë e shpejtë do të jetë dita që do të rrënohet një taksë ndarjeje, edhe financiare. Boll kemi paguar taksat e ndarjeve shpirtërore, tashmë nuk mund të na ndajnë taksat financiare”, u shpreh Kryemadhi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.