Kreu i KQZ-së, Celibashi do të ruhet nga Garda e Republikës
Këshilli i Ministrave ka vendosur që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi të ruhet me truprojë dhe të ketë shofer personal, gjithsej, 2 nënoficerë. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Celibashi u zgjodh pak muaj më parë në krye të institucionit të përgatitjes së zgjedhjeve në Shqipëri.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 4, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pas shkronjës “ë”, të pikës 1, të vendimit nr.591, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet shkronja “f”, me këtë përmbajtje:
“f) “Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve”, me truprojë – shofer, gjithsej, 2 nënoficerë”.
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Sorry, the comment form is closed at this time.