Korreshi ngre shqetësimin për investimet në Lushnje: Prekim kufijtë e qesharakes

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka ngritur shqetësimin në lidhje me cilësinë e punimeve në lagjen 18 Tetori në qytetin e Lushnjës.

Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i PD në Lushnje ka ndarë pamje nga rruga e rikonstruktuar, duke ngritur shqetësimin në lidhje me faktin që qytetarët paguajnë taksa prej 3 dekadash, dhe përballen me investime të këtyre standardeve.

Postimi i plotë:

Në rresht për një!

Po nuk jemi më në aksionet e kooperativës o të mjere tashmë lagja 18 Tetori apo (Sarave) është lagje qyteti.

Këto janë ndërtime për të hyrë në analet e studiuesve urbanist.

Kur thamë se më në fund gjeti zgjidhje kjo lagje e cila edhe pse në qytet dukej sikur ishte fundi i botës, prekim kufijtë e qesharakes.

30 vjet demokraci të majtë e të djathte e lanë në harresë.

Si të mos mjaftonte i vunë edhe malin me mbeturina me erë që të kundërmonte dhe sa herë i duhej qeverisë për të rritur aksionet për vjedhjen e inceneratorëve i vinin edhe flakën.

Këta qytetarë prej 30 vitesh paguajnë taksë ndriçimi, gjelbërimi edhe pastrimi dhe duan një përgjigje nga Bashkia.

Ky do jetë trotuari?? Kane ikur ditët kur iknim në varg për një në aksion, ashtu si edhe koha kur burri ecte para gruas.

Në pritje të përgjigjes për taksapaguesit e lagjes 18 Tetori.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.