Koalicion me PS apo PD? Murrizi: Do ta mendoj, sepse kam një kusht

Kryetari i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi u shpreh se, në zgjedhjet e 25 prillit synon të marrë 5 mandate.

“Në pesë qarqe luhet për mandat, tha ai.

Por nëse mandatet e LDSH-së do të ishin vendimtare për formimin e qeverisë së re, me cilën parti do t’ bashkonte votat Murrizi, PS apo PD?

“Nëse mandatet e mia do të sillnin me 71 mandate PD-në dhe do të kisha ftesë nga ata, do ta konsideroja seriozisht”, tha Murrizi.

Koalicionin opozitar e kritikoi për futjen në listë të emrave që thyen vendimin dhe pranuan mandatin e deputetit.

Por nëse edhe atë do ta kishte ftuar Lulzim Basha në koalicionin opozitar, a do të pranonte Murrizi?

“Do ta mendoja. Do ta shikoja, do të vendosja kusht që jo me njerëz që përfaqësojnë vetëm veten e tyre”, shtoi ai.

Në fund, Murrizi tregoi edhe skemën si do të zgjidhet kryetari i ri i partisë që drejton pas 25 prillit.

“Kam vendosur të kandidoj i vetëm, me 153 kandidatë që s’kanë qenë të përfshirë në pushtet. Qëllimi ynë është të largohet kjo klasë hipokrite. Nuk premtoj asgjë, por nuk do t’i mashtroj shqiptarët. Në partinë time janë përfshirë biznesmenë, jo hajdutë të administratës

Jam kryetar i partisë deri në 25 prill. Pastaj nuk kam parti, kush do të marrë një votë më shumë do të jetë kryetar i partisë. Kemi 153 kandidatë. Një nga ata që do të marrë një votë më shumë do të jetë drejtues i lëvizjes”, përfundoi ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.