Kim: SPAK dënoi kriminelët, lufta do të vazhdojë
Pas konfiskimit të 60 mln eurove pasuri të grupit që tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, reagon ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.
“Një tjetër goditje e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion euro.
Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-Shqipërisë.
Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar”, shkruan Kim.
Sorry, the comment form is closed at this time.