Kim për Berishën: Nuk bëhet para, nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën

Ambasadorja Yuri Kim i ka dhënë një përgjigje akuzave të Sali Berishës duke thënë se PD nuk mund të ecë para dhe të bëhet më e fortë nëse mbetet e bllokuar me një këmbë në të shkuarën. Ndërsa nxitja e popullit kundër SHBA-së, Kim tha se kjo nuk ka për të ndodhur dhe kushdo që beson se mund të vendosë SHBA kundër shqiptarëve gabohet rëndë.

Kim, i ktheu përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ishte shprehur se vendimi për përjashtimin e tij cenonte sovranitetin e partisë.

“Gjithashtu e kuptojmë fare mirë që PD ndodhet në një pozitë të vështirë dhe është në proces tranzicioni, por shpresojmë të dalë më e fortë dhe e bashkuar dhe të dalë në një opozitë që të mund të fitojë sërish zgjedhjet.
Dëshiroj të konfirmoj se për sa i përket Washingtonit jemi serioz në luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë dhe jemi të gatshëm ta luftojmë pavarësisht partisë, nivelit dhe rangut se ku ndodhet. Kam parë disa raporte shqetësuese se ajo që ka ndodhur për përcaktimin për raste madhore të korrupsionit ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë, është e gabuar dhe ofenduese.
Doja t’u kujtoja që në 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të zhduket nga faqja e dheut, SHBA foli se Shqipëria duhet të qëndrojë de të bëhet më e fortë. I vetmi ndryshim ndaj ajo deklaratë është se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e fortë dhe sovrane dhe ata që synojnë të vendosin SHBA kundër shqiptareve po u them se e keni gabim.
Shqiptarët e dinë që ju e keni gabim. Pozita jonë për sa i përket pavarësisë dhe demokracisë nuk ka për të ndryshuar. Ka veprime që duhet ndërmarrë për tu siguruar që të kemi zgjedhjet më të mira të ardhshme dhe ka mangësi të identifikuara në reformën zgjedhore, ka punë për të bërë për reformën territoriale dhe korrupsionin dhe kjo ka nevojë që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë para. Por nuk mund të bëhet para, nëse njëra këmbë ka mbetur e bllokuara në të shkuarën”, tha Kim.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.