KAS shqyrton sot kërkesën ankimore të Vetevendosjes për qarkun Lezhë

Ditën e sotme do të mblidhet Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve për të shqyrtuar ankesën e Vetëvendosjes e bërë nga kandidati i propozuar nga zgjedhësit, Iljaz Shehu, për zonën zgjedhore qarku Lezhë.

Sipas pretendimit të Shehut,  në shumë fletë votimi është vendosur shenjë nga komisionerët për ti bërë votat të pavlefshme, duke i vjedhur mandati Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. 

Ditën e djeshme, KAS rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë Demokratike dhe Boiken Abazi për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit për qarkun e Tiranës. Ledio Braho, relatori i seancës në KAS deklaroi lënien në fuqi të vendimit të KQZ për miratimit. Nga kryqëzimi i të dhënave ka rezultuar se në qarkun e Tiranës, 51 qytetarë kanë votuar 123 herë. Në tre raste, është votuar 2 herë me të njëjtën kartë identiteti nga 3 persona. Ndërsa me shenjën e gishtit, 48 persona kanë votuar plot 117 herë.

Dje u mbyll rinumërimi i 108 kutive në qarkun e Durrësit, ku Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të marrë mandatin që pretendonte. Pas më shumë se 10 orësh rinumërim në sallën ku mbahej mbledhja e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), 8 grupe kanë hapur 108 kuti.  Nga procesi i rinumërimit, nga kutitë e hapura, 60 vota kanë dalë minus pasi janë konsideruar si të parregullta. LSI ka humbur vetëm 1 votë, ndërsa PD dhe PS, kanë dalë respektivisht me 38 dhe 26 vota minus.

Vijon…

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.