KAS/ Juristi i PD-së: PS ngriti grup të strukturuar kriminal për blerjen e votës

Përfaqësuesi i PD-së në KAS, Marash Logu ka bërë me dije se kjo forcë politike ka 88 prova se si PS ka ngritur një grup të strukturuar për blerjen e votës, që sipas tij shifra shkon nga 100-300 euro për person. Nga ana tjetër, ai akuzon se janë përdorur fonde të rindërtimit nga tërmeti për vjedhjen e zgjedhjeve si dhe punësimin në administratë.

“88 prova për shkeljen që kanë ndodhur në zgjedhje në qarkun e Tiranës. Drejtues të lartë të PS në bashkëpunim me krimin, u përfshinë në një sërë veprimtarie të paligjshme. Erion Veliaj, Blinda Balluku, Arben Ahmetaj, Tom Doshi, Ervin Bushati, Sadri Abazi, Redjan Krali janë përfshirë me drejtues lokaldhe krimin, ka ngritur një strukturë kriminale për blerjen e votave me para nga 100-300 euro apo kërcënime. PD ka depozituar në SPAK 7 kallëzime penale, 120 mln euro nga fondi i rindërtimit për blerje fondesh, kemi pamje filmike të ministrave deputetë, kandidatë për deputet duke shpërndarë ndihma ushqimore ose dhurata. KAS u soll si drejtuesit e PS”, tha ndër të tjera Logu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.