“Kam qenë në gjendje kritike”, deputetja socialiste flet për momentet e vështira në betejën me COVID-19

Deputetja socialiste, Senida Mesi, shprehet se ka qenë në gjendje kritike pas infektimit nga koronavirusi.

Ajo tha se ka përjetuar ditë të vështira në familje, por mjekët i kanë thënë se e kanë kaluar.

Ndërkohë shton se do të duhet ende kohë që të rikuperohen plotësisht, por ka besim se do ia dalë të fitojë këtë sfidë.

“Miq, ju falenderoj për kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes sime. Sot jemi në javën e dytë të karantimit dhe trajtimit që nga marrja e përgjigjes pozitive të tamponit COVID-19. Në pamundësi t’ju kthej përgjigje të gjithëve një e nga një, më lejoni t’ju them që kanë qenë ditë të vështira në familjen tonë, por besoj se tashmë mjekët mendojnë se e kemi kaluar pikën kritike. Kemi shumë punë përpara deri në rikuperimin e plotë, por me pak vullnet, kujdesin e mjekëve dhe besimin në Zot, do ja dalim shëndoshë e mirë edhe kësaj sfide. Ju falenderoj të gjithëve që na jeni gjendur pranë mua dhe Artanit”, shkruan Mesi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.