U prek nga COVID-19, Pjerin Ndreu humb njeriun e afërt: Më ka impresionuar gjithmonë
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka humbur nga COVID një person të rrethit familjar.
Betejën e ka humbur Mark Gjoka. Lajmin e ka bërë me dije vetë Ndreu me anë të një postimi në rrjete sociale, i cili shkruan se Gjoka është kushëriri i tij.
“Të qoftë dheu i lehtë Mark Gjoka! Kushëriri im që më ka impresionuar gjithë jetën me burrninë, besnikërinë, përkushtimin, dashamirësinë dhe gjithçka pashë te ty! Burrë i rrallë që mishëronte më të mirën e shtëpisë së madhe të “’Jakajve”!
Modeli i burrit që është vështirë t’i ngjash! Jam i pikëlluar pafund për ikjen tënde, pas luftës së gjatë me mortajën COVID-19! Do na mungosh, por prehu i qetë, se na ke lënë vlera burri që s’na lenë të të harrojmë”, shkruan Ndreu.
Sorry, the comment form is closed at this time.