Ironizon Murrizi: Basha rast unik në botë, ka shumicën dhe kërkon ndihmë…

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka folur me nota ironie për kryetarin e PD-së Lulzim Basha, i cili i paska zyrtarit të lartë amerikan, që Berishën ta shpalli non grata pas 25 prillit se dëmtohet Partia Demokratike.
Murrizi shprehet se ta kishte ditur Blinken që Basha ka 99 për qind mbështetje nga demokratët, do të kishte kyrsyer edhe letrën për ta shpallur non grata Berishën.

“Sa e ‘duan’ popullin mor aman!!

Sidomos partine ,kur ja kane pare hajrin dhe e kane mjele si lope rrace, pa i hedhur asnje dore bar.

Degjova mbreme qe Luli nga Shqiperia i paska thene Filipit nga Amerika qe Berishen non grata ta shpalli pas 25 prillit se demtohet Partia Demokratike

Dhe Filipi nuk ja paska prish qejfin Lulit dhe ashtu beri.

Bile Luli ja kishte kerkuar ta bente, o te henen o te shtunen, mirepo Filipi e lexoi te merkuren me date 19, ate qe i kishte lene porosi Luli.

Nga kjo deklarate mund te lindin shume pyetje dhe pikepyetje, por une kam vetem 2 pyetje.

1- Kaq peshe ka Luli ne vendimarrjen e departamentit te Shtetit dhe tek Sekretari i Shtetit, Z Blinken sa ai vepron, firmos, vendos çfare do Luli dhe kur do Luli???

A thua se Filipi dhe Blinkeni jane vartes te Lulit si Garz Bardhi me Alibejen???

Po te jete e vertete qe Luli ‘komandon’ ne departamentin e Shtetit, atehere pse nuk i thote Blinkenit qe t’i rrasi nje non grata Rames, Gjiknurit, Ahmetaj, Beqajt, Nikolles, Oltes, Manastirliut, Metes, Monikes, Vasilit, dy Mondave te LSI tani para vitit te ri, dhe Luli siguron pushtetin????

Bile qe te mos kete nevoje fare per Kuvendin e ‘te ardhmes’ neser, ti rrasi nje non grata edhe Mondit te PD, Palokes, Belindit, Tritanit, Albanes, Luanit, Oerdit, Flamurit, Pollos etj dhe çdo gje shkon vaj

2- Pyetja e dyte qe me vjen me shume habi eshte motivi qe Luli i ka kerkuar Filipit qe te mos e bej para zgjedhjeve te 25 prillit, se demtohet PD!!!!!

Po si mund ta demtoj PD Berisha kur vete Luli thote qe 99.9% e Demokrateve jane me Lulin dhe Garz Bishen???

Po çfare meraku kishte Luli qe Berisha, nje komunist, nje njeri qe i perket te shkuares, nje ish kryeminister qe ka drejtuar 8 vjet llumin, tufen e hajduteve te pushtetit, ata qe erdhen ne 2005 me breke te grisura dhe iken me thase te grisur nga mbushja e tepert me euro te vjedhura, ai qe i dha urdher Lulit te qelloj me 21 janar ne popull, ai qe nuk njeh kufij per karrike e pushtet, ai qe nuk pyet as per femijet e tij para vetes se tij, ai qe nuk e ka lene Lulin te jete kryetar i PD 8 vjet rresht, ai qe nuk ka lene gje pa bere nga viti 2005, por qe Luli nuk jua ka thene Shqiptareve se ‘dekonspirohej’ dhe pastaj Filipi mund t’i rraste nje non grata Lulit

Çfarë pune mund t’i prishte PD nje njeri me te gjitha keto ‘cilesi’ negative qe nuk duhej shpallur armik para 25 prillit????

Po pas zgjedhjeve kur Luli thote se 0.5% jane me Berishen, atehere pse duhet gjithe kjo lufte, gjithe ky mllef, gjithe ky angazhim i ambasadoreve per nje njeri si Berisha qe nuk e pyeska askush dhe nuk i shkon kush nga pas???

Pse nuk pati te njejtin shqetesim ne korrik 2013 kur kanidoi me te ndjerin Olldashi?

As ne 2017 kur kandidoi me Selamin.

Bile nuk e prishi terezine fare as ne qershor 2021 kur kandidoi me tre ish shoket e ngushte te tij.

Çne ky shqetesim kaq i madh per nje njeri ‘kot’ si Berisha???

Mire Luli me Garzin, por mu bene telef edhe ambasadoret sa andej ketej si lavjerres, hyn e dil ne selinë e PD per nje njeri pa asnje mbeshtetje, pa asnje vlere ne PD si z. Berisha.

Bile ta dinte Blinkeni qe 99.5 % e Demokrateve jane me Lulin dhe Garzin dhe nuk ja fishkellejne Berishes, as letren per non grata nuk do ta kishte harxhuar kot.

Luli eshte i vetmi rast unik ne politike qe ka ‘shumicen’ apsolute me vete ose pjesen publicitare( plebishitare) siç thote Termeti i Tepelenes, dhe kerkon ndihme e perkrahje sa nga qeveria aq dhe nga ambasadoret.”, shkruan Murrizi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.