Investimi në Pediatrinë e Beratit, Rama: Ka rilindur pas vitesh të tëra degradimi!

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur investimin dhe rikonstruktimin e repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit në përshëndetjen e ditës së sotme.

Përmes një video në “Facebook”, ai ka prezantuar disa prej sallave të rikonstruktuara në këtë repart. Rama thotë se Pediatria ka rilindur pas vitesh të tëra degradimi, duke u shërbyer me standarde optimale vogëlushëve në nevojë për kujdes shëndetësor.

Gjithashtu, shefi i shërbimit të Pediatrisë, mjeku Vladimir Kumaraku thotë se në këtë repart janë shtuar shumë ambjente ndërsa ato të vjetrat janë rikonstruktuar: “Sapo vjen prezantohesh me shërbimin e pediatrisë. Ky shërbim është i rikonstruktuar, thuajse e gjithë kjo hapësirë ka qenë e mbyllur dhe ka pasur 2 dhoma gjithsej. Tani është bërë i plotë, kemi recepsionin ku paraqiten të sëmurët. Nuk kemi pasur dhomë vizitash ndërsa tani e kemi bërë. Kemi dhomën e konsultave të mjekut pediatër. Nëse do të keni qenë në spitalin e vjetër do shihnit si ka ndryshuar edhe nga ana funksionale. Kjo hapësirë është bërë nga e para, e përshtatshme për shërbimin e urgjencës për fëmijët 1 ditore. Këtu është volumi kryesor i punës. Urgjenca është e pajisur me oksigjenin, fëmija po të ketë probleme e merr ndihmën në urgjencë. Të sëmurët rëndë shtrohen në repartin e terapisë intensive. Kemi dhomat e shtrimit me shtretër të rinj”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.