Ilir Beqaj për protestën në Shkodër: Po përdorin fëmijët si kamikazë

Drejtuesi politik i PS-së në qarkun Shkodër, Ilir Beqaj ka reaguar për protestën e sotme në qytetin verior, ku janë djegur sende që ishin brenda selisë të Partisë Socialiste.

Beqaj theksoi se pala tjetër politike po përdor fëmijët si “kamikaz”, duke shtuar se veprimi i një polici nuk përfaqëson Policinë e Shtetit.

“Shkodranët dhe shqiptarët janë të mençur për të kuptuar se një polic nuk është Policia e Shtetit. Ka përpjekje të shëmtuar për të përdorur fëmijët si kamikaz. Më vjen keq pse u zgjodh Shkodra për këtë provokim”, shprehet Beqaj.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.