Ibrahimaj: Ekonomia vijon ritmin pozitiv, 522 miliard lekë të ardhura për 11 muaj 

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaron se ekonomia po vijon me ritme pozitive dhe krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me +64 miliardë lekë ose +14% më shumë.
“Ekonomia vijon ritmin pozitiv. Të ardhurat totale për 11 – mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 522 miliardë lekë ose 101 % të planit të 11 – mujorit.  Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me +64 miliardë lekë ose +14% më shumë”, shkruan ministrja.

Të ardhurat totale për 11-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 522 miliard lekë, në masën 101% të planit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 11-mujore të vitit 2022, arritën në rreth 512.9 miliardë lekë,  me një realizim në masën 87.4 përqind të planit të periudhës ndërkohë që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar rreth 4.4 përqind më i lartë ose rreth 21.5 miliardë lekë më shumë.

Niveli i suficitit për periudhën 11-mujore të vitit 2022  rezultoi në rreth 9.5 miliardë lekë,  nga rreth 66.95 miliardë lekë deficit i planifikuar. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 33 miliardë lekë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.