I vihet dryni edhe PD-së në Sarandë, bëhet kallëzim në polici

Pas Elbasanit edhe drejtuesit e Partisë Demokratike në Sarandë kanë bërë kallëzim penal në polici për ndërrimin e bravave të dyerve të selisë në këtë qytet.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Manjola Nikollo, Sekretarja e degës Matilda Qurku dhe kryetari i grupseksionit nr. 2, Albert Jorgji, bënë kallëzim penal në policinë e Sarandës, me kërkesë që t`u rikthehet çelësi i bravës së ndryshuar në selinë e Partisë Demokratike për këtë qytet.

Ndërkohë, kryetari i grup seksionit numër dy në Sarandë, Albert Jorgji u bëri thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike të marrin pjesë masivisht ditën e shtunë në referendum.

Një ditë më parë, edhe Sekretari i Partisë Demokratike në Elbasan, Blendi Himçi bëri kallëzim në polici, ku kërkonte rihapjen e degës së selisë, pasi me urdhër të Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit i ishte ndryshuar brava.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.