“Hupja, Shupja e Dupja, falsifikatorë”/ Ngjela: Firmat nul, Basha të denoncojë në SPAK

Avokati Spartak Ngjela gjatë një interviste në “News24” deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është figurë anti-historike dhe se sipas tij synon destabilizimin e vendit.

Për Ngjelën firmat janë të pavlefshme dhe se sipas tij vetëm goditja penale neutralizon mashtruesit.

“Të gjitha ata që merren me këtë janë falsifikator. Saliu e ka parim, vetëm gënjen. Këtu ka procedurë dhe ajo është statusi i partisë. Nëse nuk ecet sipas statutit të gjithë veprimet e tjera janë të pavlefshme. Përse nuk e dorëzojnë sipas statusit që kryesia të shikojë firmat të mbledhë Kuvendin? Sepse ato janë falco. Thonë se do të nxjerrin Komision, kë komision? Kjo që dëgjova është turp e dija që kështu do  të ndodhte. Ne po e shohim si komedi ndërsa ata e ndjejnë si tragjedi”, tha Ngjela.

Gjatë intervistës, Ngjela theksoi se nëse nuk respektohet statuti atëherë çdo veprim është i pavlefshëm.

Sipas Ngjelës Kuvendi nuk do të mblidhet më 11 dhjetor, ndërsa thekson se do të shohim një komedi me këtë situatë. Gjithashtu ai sugjeroi që kreu i PD-së Lulzim Basha të bëjë kallëzim në SPAK, pasi sipas tij firmat janë false dhe kjo është një vepër penale.

Por avokati shkon dhe më tej, ku e këshillon ish-kryeministrin të bëjë kujdes në planin e tij se në Shqipëri ka forca amerikane.

“Këta janë Hupja, Shupja, Dupja dhe Lupja të gjithë gënjeshtarë dhe falsifikatorë. Kanë një statut që u thotë bjeni firmat të verifikojmë. Sepse nga verifikimi do të jepet mandati që mund të votojnë në Kuvendin Kombëtar. Ata nuk kanë zgjidhur ende problemin e 25% që mbledh Kuvendin. Nuk dihet nëse janë mbledhur 25% të firmave. Ky ka qenë shteti i Saliut që kur ka qenë president. Emërimi me gojë pa dekret. Emërime prokurorësh vetëm me gojë.

Dëgjoj që thonë aty që është figurë historike, Berisha është figurë ant-historike për atë parti, prisni sa të dalin provat nga Uashingtoni.

Po të isha unë kryetari i Partisë Demokratike do të bëja denoncim në SPAK, kemi të dhëna që kanë falsifikuar firmat. E ka kryetari i partisë, ose sekretari në dorë ta çojë në SPAK. Do ta çojë në SPAK? Merr fund loja pastaj. Vetëm goditja penale neutralizon mashtruesit. Kuptohet që është gënjeshtër. Në rast se është që janë firma false është korrupsion. Vetëm forca e ligjit rregullon sistemin në një botë demokratike, jo anarkia. Ata kanë një statut, çdo veprim jashtë statutit është i pavlefshëm. Nëse bëjnë veprime jashtë statutit shkojnë në burg.

Unë ju thashë nuk mbahet Kuvendi, komedia ka filluar. Ju kam paralajmëruar është komedi, ne qeshim, për ata është tragjedi.

Sekretari i Përgjithshëm tha bjer firmat të hapim procedurën ai thotë unë kam komisionin tim. Nuk e njohin shtetin ata, pasi ata që ka Saliu rrotull kanë ecur me arkaizmin anti-shtet Berisha.

Ai e di statutin, pse nuk e zbaton? Firmat i ka fallco, do mbledhë njerëz fallco në një sallë, ata do bëjnë kuvendin, do zgjedhin organet dhe pastaj ai do bëjë kryengritje të marri partinë. Mbaje mend kështu do të ndodhë. Por ta dije mirë Saliu se ka forca amerikane këtu. Pse s’e bëri kryengritjen e parë, erdhën manovrat ushtarake dhe iku me bisht ndër shalë”, tha Ngjela.

Pjesë nga intervista:

Kujtojmë se deklaruan se kush ka kuriozitet për të parë firmat lë të vijë në zyrën e z. Paloka?

Ngjela: E shikoni që ky është shteti që ndërtoi Saliu…Pa dokumente, pa ligje , vetëm përpara me dy gishta…janë të gjithë gënjeshtarë.

Ngjela: Është figurë anti-historike e PD. Do ta dëgjoni sa ti dalin provat nga Uashingtoni dhe nuk po e lejon partinë të ngjitet drejt perëndimit. Nëse nuk paraqesin firmat brenda statutit është nul gjithçka…por po të isha unë kryetar partie do bëja denoncim në SPAK. Kemi të dhëna që kanë falsifikuar firmat dhe kjo është vepër penale, por e ka kryetari i partisë në dorë. Do ta çojë apo jo në SPAK. Vetëm goditja penale neutralizon mashtruesit.

I sugjeroni Bashës të denoncojë në SPAK Berishën për falsifikim?

Ngjela: Padi penale në SPAK dhe ka marrë fund ajo. Nëse firmat janë false atëherë është korrupsion. Vetëm forca e ligjit rregullon sistemin.

Parashikoni se do të mbahet Kuvendi në 11 dhjetor?

Ngjela: Unë ju thashë se është komedi. Kuvendi nuk do të mblidhet. Nëse futet Rama në këtë mes atëherë kemi  një nivel të ulët politik. Nuk është politikë kjo. S’ka lidhje Rama këtu.

Berisha duket i vendosur për  të mbajtur Kuvendin Kombëtar me 11 dhjetor? Padia do ta frenonte?

Ngjela: Kjo padi e frenon, por problemi është se ai e di statutin dhe pse nuk e pranon. Por këtu ka forca amerikane, këtë e di mirë Saliu…

E keni ndjekur se ambasadorja amerikane Yuri Kim disa orë përpara se Berisha të mbante mbledhjen deklaroi se nëse nuk bashkëpunon, SHBA nuk do të pranojë një person non-grata. Si e shikoni këtë histori?

Ngjela: Gënjeshtër. Si del ambasadorja amerikane dhe flet në kokën e vet. Problemi qëndron që ata do të bëjnë një forum kot. Është një veprim i pavlefshëm. Me një letër që kërkon Basha, me një denoncim që i bën  dhe mbyllet kjo histori. Berisha nuk ka dalë për të ndërruar kryetarin, do të bëjë sikur që të bëjë destabilizimin e Shqipërisë. E mbani mend çadrën, destabilizim e kishte. Kanë ardhur këtu oficerë rus , e pe si e morën për rreckash dhe e çuan në parlament , por ky nuk zë mend.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.